Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale, 30 vjet pas vdekjes mësuesin Beqir Kastrati

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur familjen e mësuesit dhe pedagogut të gjeneratave të arta të arsimit shqip, Beqir Kastratit.

Kreu i shtetit ka dekoruar 30 vjet pas vdekjes me Medalje Presidenciale, Beqir Kastratin, në shenjë nderimi për punën e palodhshme të tij.

“Sot prita familjen e mësuesit dhe pedagogut të gjeneratave të arta të arsimit shqip, familjen e Beqir Kastratit. Si bashkëmendimtar dhe bashkëveprimtar me Ernest Koliqin dhe shumë veprimtarë tjerë të arsimit shqip, Beqir Kastrati ka edukuar gjeneratat e arta që sot njihen dhe çmohen si themelues të instituteve dhe shkollave shqipe në të gjitha trevat e kombit shqiptar. Duke çmuar lart figurën e pedagogut Beqir Kastrati, 30 vjet pas vdekjes, në shenjë nderimi për punën e palodhshme të tij, e dekorova me Medalje Presidenciale”, ka shkruar Thaçi.

Sot prita familjen e mësuesit dhe pedagogut të gjeneratave të arta të arsimit shqip, familjen e Beqir Kastratit. Si…

Posted by Hashim Thaçi on Thursday, March 7, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme