Presidenti Hashim Thaçi, në takimin e fundvitit me gazetarët, ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, i cili është vënë si kusht nga BE-ja për liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Për demarkacion jam duke punuar personalisht me Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn dhe do ta marrim edhe mendimin e opozitës që të lëvizim drejt një zgjidhje që do të hapte perspektivë për liberalizim”, deklaroi ai.
“Është kriter i padrejtë, por ata nuk ndryshojnë, ne duhet të veprojmë”, theksoi presidenti.
Thaçi: Specialja është një padrejtësi historike
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e fundvitit me gazetarë, ka komentuar peticionin e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin e kanë dorëzuar në Kuvend, me kërkesë shqyrtimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Presidenti Thaçi tha se kjo nuk është iniciativë e tij, dhe se Parlamenti duhet të përgjigjet për këtë peticion, raporton Ekonomia Online
“Iniciativat e tilla janë të pavarura dhe pa ndikim… Unë e kam theksuar se Specialja është një padrejtësi historike; unë nuk jam ideator i themelimit të Gjykatës Speciale, por raporti i Dick Marty”, u shpreh ai.
Thaçi: FSK mund të transformohet në pjesën e parë të vitit 2018
Për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Thaçi tha se Kosova e ka pasur shansin ideal, para pak kohësh.
Sipas tij, tani kanë ndryshuar pak rrethanat. Thaçi tha se FSK-ja në koordinim të ngushtë me NATO-n dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtare janë duke shkruar në drejtimin e duhur për themelimin e ushtrisë dhe se pjesa e parë e vitit të ardhshëm do të sjellë zyrtarizimin për këtë çështje.
“Duam të ndërtojmë një ushtri për nevojat e shtetit dhe të qytetarëve, por edhe të integruar në NATO”, u shpreh kreu i shtetit.
Thaçi flet për foton që iu publikua sot nga një protestë e vitit 1992
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka komentuar foton që sot iu publikua në media, ku shihej në një protestë në Prishtinë, në vitin 1992.
Fotografia është postuar nga fotografi i njohur Hazir Reka.
“Fotografia e sotme në protestë nga koha kur janë dëbuar nga Universiteti, pra në mbrojtje te shkollimit… Ka qene për rezistencën e sakrifikuar. Nuk ma merr mendja që dal më në rrugë të protestoj, vetëm nëse ndodhë diçka e jashtëzakonshme”, tha Thaçi.
Thaçi mban konferencën e fundvitit me gazetarë
Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij për gazetarët në takimin e fundvitit me ta.
“U jam mirënjohës për punën që keni bërë, sikurse dhe Si dhe për secilin medium në Kosovë për hapësirën që ua ka krijuar njerëzve të politikës, institucioneve”, u shpreh Thaçi.
Sipas tij, mediet kanë qenë dhe do të mbetën faktor kyç në Kosovë.