Thaçi dhe ish-kryeministri italian: I tërë rajoni duhet të lëvizë drejt BE-së

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 14:51 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ish-kryeministri italian, Massimo D’Alema. Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Sipas një komunikate për medie nga Presidenca, Thaçi e ka falënderuar ish-kryeministrin italian për angazhimin e tij për Kosovën dhe rajonin.

“Faleminderit për angazhimin tuaj personal, për përkrahjen për Kosovën dhe rajonin. Do të jemi mirënjohës përgjithmonë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, ish-kryeministri italian, Massimo D’Alema, ka thënë se Kosova ka ecur përpara.

“Kosova ka ecur përpara. Është koha që i tërë rajoni të lëvizë drejt BE-së”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi dhe ish-kryeministri italian kanë folur edhe për rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur edhe rëndësinë e Samitit të Sofjes si konfirmim i perspektivës evropiane për rajonin tonë.

Me ftesë të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ish-kryeministri po qëndron në Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të kësaj vizite, D’Alema do të vizitojë Familjen Rugova, do të jetë mysafirë për iftar në familjen Pacolli.

Politikani dhe diplomati italian D’Alema njihet si njëri nga burrështetasit me karrierën më të gjatë në skenën politike italiane dhe ka qenë drejtues i njërës nga partitë kryesore të këtij vendi mik të Kosovës, ministër i jashtëm i saj dhe afro 30 vjet deputet në Parlament.

Ai është këshilltar i disa Qeverive të fuqishme ndërkombëtare. D’Alema njihet edhe për rreshtimin e vendit të tij – Italisë, anëtar i NATO-s, në favor të ndërhyrjes së armatosur në mbrojtje të Kosovës, duke vënë në dispozicion bazat ajrore të Italisë.

Të ngjashme