Thaçi dhe Rama tallen me Vuçiqin “nëpër korridoret e OKB-së”

New York | 24 Sht 2019 | 22:11 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë tallur keq me kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Thaçi në profilin e tij në Facebook dhe Twitter ka postuar një Foto bashkë me Ramën, me mbishkrimin “Diku nëpër korridoret e OKB-së”.

Foto duket se vjet si reagim ndaj presidentit serb Vuçiq, i cili gjatë ditës kishte thënë se Thaçi nuk është duke zhvilluar takime, por vetëm duke endur nëpër korridore të OKB-së.

“Diku nëpër korridoret e OKB-së (wink) – bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm i shqiptarëve”, ka shkruar Thaçi si reagim ndaj Vuçiq.

Presidenti Thaçi gjatë dy ditëve të fundit ka zhvilluar takime bilaterale me presidenten kroate, kryeministrin grek, sekretarin e shtetit të Vatikanit, presidentin e Zvicrës, atë të Kosta Rikës dhe personalitete tjera, që po marrin pjesë në Punimeve e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Të ngjashme