Thaçi e Mustafa nesër në Bruksel për vazhdimin e dialogut

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 16:24 | Nga

Takimi i 1 shkurtit sërish do të jetë në nivel presidentësh dhe kryeministrash. Në takimin e nesërm në Bruksel, palët do të përfaqësohen nga niveli më i lartë politik.

Maja Kocianqiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha se takimi i 1 shkurtit sërish do të jetë në nivel presidentësh dhe kryeministrash.

Qëllimi i këtyre takimeve, është ulja e tensioneve mes dy vendeve, pas veprimeve të Serbisë që nga autoritetet e Prishtinës u cilësuan si provokuese, tha Kocijanqiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme