Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli do të shtrojnë darkë pune për kryemnistrin shqiptar Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Kjo vizitë e Ramës po bëhet në kohën kur ditë më parë Prokuroria Speciale dorëzoi një aktakuzë për shqyrtim në Gjykatën Speciale ndaj dy ish-eprorëve të UÇK-së, Thaçit e Veselit.