Thaçi: Edhe pa Vjosa Osmanin, rezultati i VV-së do të ishte i njëjtë

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 22:23 | Nga Ekonomia Online

Analisti Jusuf Thaçi mendon se edhe pa Vjosa Osmanin në VV rezultati zgjedhor i 14 shkurtit do të ishte njësoj. Në Pressing ai ka dhënë arsyet për këtë.

“Sa i përket zonjës Osmani, unë nuk pajtohem me idenë që zonja Osmani ka shumë peshë neto të elektoratit të LDK’së”, tha Thaçi.

“Në rastin konkret zonja Osmani është simbol demonstrues i asaj që ka ndodhur me elektoratin e LDK’së”, shtoi ai.

“Nuk besoj se ajo është vota neto e zonjës Osmani në mënyrë absolute. Jam i bindur se edhe po të mos hynte fare zonja Osmani në listën e VV’së, rezultatet do t’i kishim afërsisht këtu”, tha Thaçi.

Të ngjashme