Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te lapidari i Heroit Enver Zymberi, në shtatë vjetorin e rënies së tij në detyrë.
Me këtë rast, Thaçi tha se sot bëhen nderimet më të larta institucionale për Zymberin, i cili ra në mbrojtje të adheut, në kryerje të përgjegjësive kushtetuese e ligjore, raporton Ekonomia Online.
“Populli dhe shteti i Kosovës do ta vlerësojnë lartë jetën, punën, aktivitetin dhe gjithë atë përkushtim jetësor që Enveri i ka kushtuar familjes, atdheut, kombit, shtetit”.
Thaçi shtoi se dita e rënies së Zymberit është dita e marrjes së kontrollit të pikave kufitare në Veri.
“Enveri ishte njeriu që tregoi më së miri se si punohet dhe kryhen përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe kjo ditë e rënies së Enverit, është ajo e marrjes së kontrollit të pikave kufitare por që simbolizon edhe identitetin e bashkimit të Kosovës”.
Sot janë bërë shtatë vjet që kur polici Enver Zymberi ka rënë në krye të detyrës, duke qëlluar gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe SPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te lapidari i Heroit Enver Zymberi, në shtatë vjetorin e rënies në detyrë.
Me këtë rast, presidenti Thaci tha se sot bëhen nderimet më të larta institucionale për heroin e Kosovës, Enver Zymberi, i cili ra në mbrojtje të adheut, në kryerje të përgjegjësive kushtetese, ligjore.
“Populli dhe shteti i Kosovës do ta vlërësojnë lartë jetën, punën, aktivitetin dhe gjithë atë përkushtim jetësor që Enveri i ka kushtuar familjes, atdheut, kombit, shtetit”.
Thaci shtoi se dita e rëniës së Zymberit është dita e marrjes së kontrollit të pikave kufitare në Veri.
“Enveri ishte njeriu që tregoi më së miri se si punohet dhe kryhen përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe kjo ditë e rëniës së enverit është ajo e marrjes se kontrollit të pikave kufitare por që simbolizon edhe identitetin e bashkimit të Kosovës”.
I pyetur se kur Enver Zymberi do të mund të nderohet në vendin ku ka rënë, Thaçi ka deklaruar se ai do të nderohet aty në kohën, kushtet dhe rrethanat më të përshtatshme të mundshme.
Sot janë bërë shtatë vjet që kur polici Enver Zymberi ka rënë në krye të detyrës, duke qëlluar gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi ka folur edhe për kërkesën e liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për të diskutuar në Bruksel bashkimin me Kosovën.
Ai ka thënë se kjo nuk e lehtëson arritjen e marrëveshjes me Serbinë, përkundrazi e vështirëson. Por, ka shtuar se kjo kërkesë është legjitime dhe se e merr me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të lartë.
“Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në mënyrë unike dhe shumë të qartë si kurrë ndonjëherë më parë sot e kanë institucionalizuar vullnetin e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe të vetë institucioneve atje drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës, kësaj radhe drejtuar presidentit në domosdoshmërinë që çështja e tyre e shprehur përmes deklarimit të vitit 1992, të vihet në tavolinën e dialogut dhe bisedave mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”.