Kandidati i Aleancës Kosova e Re në zgjedhjet në Drenas, Elmi Thaçi ka thënë se kjo parti është katërfishuar me vota, por që përsëri janë të pakënaqur.
“Përkundër faktit që ne si AKR kemi arritur të katërfishojmë rezultatin, jam I zhgënjyer ngase pritjet dhe mbështetja qytetare ka qenë shumë më e madhe për AKR-në”.
“Megjithatë, unë dhe ekipi im i AKR-së në Drenas jemi duke analizuar këtë rezultat dhe shkaqet pse AKR nuk ka arritur së paku të futet në balotazh”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai më tej ka folur edhe për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë që kanë shkuar në balotazh.
“Sa i përket ndonjë koalicioni të mundshëm, ende nuk ka kurrfarë vendimi se si do te veprojmë por e them me kompetencë të plotë se I takon ekskluzivisht presidentit të partisë z.Behgjet Pacolli që të vendos pas konsultave me kryesine e ngushte te AKR”.
“Unë si kryetar i degës, dhe e gjithë dega e AKR-së në Drenas jemi të vendosur që të vazhdojmë të rrisim dhe fuqizojmë AKR-në në Drenas, për tu ofruar dhe zbërthyer qytetarëve programin dhe vizionin zhvillimor ekonomik të presidentit Pacolli”.
“Për fund i falënderoj shumë të gjithë qytetarët e Drenasit për mbështetjen”, ka pohuar Thaçi