Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është përshëndetur në mënyrë kurtazie me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq në margjinat e samitit të Brdo-Brijunit që po mbahet në Tiranë.
Ai ka thënë se mbetet i çuditur sesi atje është ftuar Milorad Dodik, anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Thaçi ka thënë se s’do të lejojë në asnjë formë krijimin e Ascioacionit me kompetenca ekzekutive.