Thaçi fton sot në takim të gjitha partitë parlamentare

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi do t’i takojë sot krerët e të gjitha partive politike në vend.

Sipas burimeve të Ekonomia Online Thaçi do t’i presë të gjitha partitë në parlamentare në ora 16:30 në takime konsultative, për hapat e mëtejmë pas moscionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Presidenti paraprakisht përmes një letre e njoftoi edhe Kryeministrin në detyrë Albin Kuri, se do të vazhdojë me konsultim të përbashkët me të gjithë liderët e subjekteve politike për hapat e mëtejmë, për çështjen e mandatarit.

Thaçi thotë se Kurti nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij për propozimin e kandidatit të ri për ta formuar qeverinë.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/thaci-i-shkruan-kurtit-nuk-e-shfrytezuat-te-drejten-per-qeveri-te-re-dokument/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme