Thaçi: Gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit se nuk kemi drejtësi për gjenocidin serb

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se populli i Kosovës gjithmonë i ka besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit se ende nuk ka drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.

Ai ka thënë se do të vazhdohet t’i besohet drejtësisë ndërkombëtare.

Thaçi ka bërë një postim në “Facebook” për dhjetëvjetorin e konfirmimit të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Sot u bënë 10 vjet kur u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës. Ne asnjëherë nuk kishim dyshime për të drejtën tonë historike, që të jetojmë të lirë në vendin tonë të pavarur dhe sovran. Serbia pas humbjes së luftës në Kosovë, duke mos u pajtuar me këtë fakt, kishte vendosur ta dërgonte rastin e shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne, populli ynë, gjithmonë i kemi besuar drejtësisë ndërkombëtare, përkundër faktit që ende nuk kemi drejtësi për gjenocidin e shtetit të Serbisë të kryer mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. I kemi besuar dhe vazhdojmë t’i besojmë drejtësisë ndërkombëtare, sepse gjithmonë ishim dhe vazhdojmë të jemi në të drejtën tonë!” – ka shkruar Thaçi.

Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, janë ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë me dyshime se kanë kryer krime lufte. Thaçi ishte intervistuar për katër ditë javën e kaluar. 

Sot u bënë 10 vjet kur u vulos përfundimisht subjektiviteti ndërkombëtar i shtetit të ri të Kosovës. Ne asnjëherë nuk…

Gepostet von Hashim Thaçi am Mittwoch, 22. Juli 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme