Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha të drejtë shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Thaçi thotë se ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat “ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare”.
“Edhe sot na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB”, deklaroi Thaçi në Facebook.