Thaçi: I am very proud që kam udhëhequr luftën e UÇK-së

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 14:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën për media të mbajtur pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, i pyetur se a frikësohet nga Gjykata Speciale ka thënë se ndihet shumë krenar që ka udhëhequr luftën e UÇK-së.

“As nuk më bën përshtypje fare. Tash e tri dekada ballafaqohem për Serbinë ndihem shumë krenar, I am very proud që kam udhëhequr luftën e UÇK-së”.

“Politika duhet ta bëjë punën e saj dhe të mos ndërhyjë në drejtësi. Në anën tjetër, vlerat e UÇK-së nuk mund t’i cenojë askush”.

Presidenti i vendit ka komentuar edhe protestën kundër idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë e cila do të mbahet nesër nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai tha se ndonëse e respekton të drejtën për protestë, ajo është duke u mbajtur mbi një keqkuptim. Kjo pasi sipas tij, ai nuk dëshiron shkëmbim të territoreve, ndarje te Kosovës dhe asociacion me kompetenca ekzekutive ashtu siç pretendon LVV.

Thaçi më tej tha se protesta e të shtunës nuk është protestë kundër tij, por kundër idesë për Bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën.

“Unë respektoj të drejtën e qytetarëve të kujtdo qoftë për protestë për shprehje të lirë për qëndrime publike për ballafaqime. Mendoj se e rrit cilësinë demokracinë”.

“Më vjen mirë që ka ndodh përmirësim që partia politike ka kërkuar leje nga institucionet e Kosovës po e njeh shtetin e Kosovës, është një keqkuptim. Unë mbështes vetëm kërkesën legjitime të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit marrëveshjen legjitime me Serbinë. Kam qenë, jam dhe do të mbetem kundër ndarjes, kundër shkëmbimit dhe asociacionit me elemente ekzekutive. Protestë politike mund të organizojë secili. Vetëm të kemi qartësimin  se unë punoj kundër ndarjes kundër shkëmbimit.”

 

Të ngjashme