Thaçi injoron Kurtin, flet për miqësinë me ShBA-në

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë një postim në Facebook, të parin pas publikimit të marrëveshjes sekrete, siç e quan kryeministri Albin Kurti, me të cilën pretendon se ka bërë shkelje kushtetuese.

Thaçi nuk u deklarua lidhur me këtë, por për takimet që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron për vizitë.

“Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation”.

“Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme