Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha të mërkurën se ndihet krenar me Policinë e Kosovës, pas vlerësimit që nga Transaprency International si forca më e besueshme e më profesionale në rajon.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Jam krenar që edhe ‘Transaprency International’ e tha atë që ne e kemi ditur qëmoti, se Policia e Kosovës është forca më profesionale dhe më e besueshme në rajonin tonë e më gjerë.
Strukturat e sigurisë së Kosovës, çdo anëtar të Policisë së Kosovës i përgëzoj për këtë përkushtim dhe këtë sukses.
Ditë më parë, me një punë shembullore, ata parandaluan sulmin terrorist i planifikuar të ndodhte gjatë ndeshjes së futbollit në mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Ky ishte një rast tjetër i bashkëpunimit shembullor rajonal, të shërbimeve policore dhe të agjencive të inteligjencës, në shkëmbim informacioni dhe në bashkërendim të masave operative.
Ky është një konfirmim tjetër i nivelit të lartë të përgatitjes së strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës për t’u përballur me sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin.
Kërcënime të tilla, duhet të na bëjnë më të vendosur, edhe më të pa kompromis në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit, të çfarëdo lloji”.