Thaçi: Jemi model i integrimit të komuniteteve në shoqëri dhe institucione

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ka pritur në takim një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rom, të kryesuar nga deputeti Albert Kinolli.

Ai ka thënë se komunitetet e shumta janë pasuri e Kosovës, e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj.

“Përfaqësuesit e komunitetit rom, duke i uruar për ditën e tyre kombëtare, i falënderova për kontributin e tyre në institucionet e Kosovës, për integrimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të të drejtave të komuniteteve dhe për kundërshtimin e të gjitha formave të diskriminimit në shoqërinë tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme