Analisti Jusuf Thaçi thotë se ata që po kritikojnë qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti nuk janë konsistentë. Ndërkohë ai pajtohet se ka diskrepancë në mes të VV’së në opozitë dhe VV’së në pushtet.
Komentet Thaçi i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Diskutimi në përgjithësi në publik nga ata që kritikojnë është shumë jokonsistentë”, thotë Thaçi.
“Kur u ndalën ato shtesat për pensione prej qeverisë pothuajse e qitën në konop qeverinë se pse u ndalën shtesat tani e njëjta gjë po ndodh”, shtoi ai.
“E vetmja gjë që unë mendoj që në këto kritika mundet me qenë e qëndrueshme veç kur konfrontohet qeveria, vetëvendosja opozitare me Vetëvendosjen në pushtet. Ajo patjetër mund të qëndrojë si kritikë, për shkak se e vërteta është diku në mes, as qëndrimi opozitar i atëhershëm ka qenë shumë larg me realitetin ndërkohë që edhe tash në pushtet burimet, posaqërisht ato financiare janë të kufizuara, ka diskrepancë në mes të Vetëvendosjes opozitare dhe Vetëvendosjes në pushtet. Kjo besoj që nuk do koment”, shtoi Thaçi.