Thaçi kërkon nga KQZ-ja që të certifikojë zgjedhjet dhe t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, e ka njoftuar nga afër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për procesin zgjedhor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, Daka e ka njoftuar presidentin Thaçi për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në fillim të këtij muaji.

Në anën tjetër presidenti Thaçi ka vlerësuar kryetaren Daka për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral. 

Të ngjashme