Thaçi kërkon nga Qeveria rritjen e pagave për pjesëtarët e FSK-së

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 12:25 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

(E plotësuar) Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga Qeveria rritjen e pagave për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Pasi ka drekuar me ushtarët e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, Thaçi në një adresim për medie tha se ishte ndjenjë e shkëlqyeshme të kishte një drekë të përbashkët me ushtarët pas kthimit nga ShBA-ja ku në seancën e Këshillit të Sigurimit sipas tij, u konfirmua mbështetja e plotë për ushtrinë e Kosovës.

“Sot kisha kënaqësinë që me gjeneralin Rama dhe bashkë me ushtarët të kemi një drek të përbashkët. Puna më e mbarë është se kjo ndodh pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku edhe një herë u verifikua edhe botërisht themelimi i ushtrisë së Kosovës dhe mbështetja e miqve dhe partnerëve, prandaj këtu jam në një drekë krejt të lirë për t’i shërbyer ushtarët e Kosovës, hëngrëm një drekë të përbashkët. Iu urova edhe Kërshëndellat, festa e fundvitit, iu urova të gjitha të mirat për ta dhe familjet e tyre”.

“Tash pasi formuar ushtrinë të gjithë kemi një unanimitet për ushtrinë e Kosovës, zhvillimin e saj. Unë kam vendosur si president i Kosovës, si komandat suprem t’i propozoj Qeverisë së Kosovës rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së. Në mënyrë që këta të kenë një jetë të dinjitetshme, një punë të dinjitetshme. Shpresoj që Qeveria t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes time për rritjen e pagave në mënyrë solide dhe të pranueshme”, tha presidenti Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Kreu i shtetit shtoi se pret që “shumë shpejt” ushtari i Kosovës dhe ai i Serbisë të shërbejnë bashkë në misione paqeruajtëse ndërkombëtare.

“Unë ndihem shumë krenar kur kam qenë luftëtar i lirisë, në kushtet dhe rrethanat që i kemi pasur jo të lehta. Tash është lehtë me folë, por ajo periudhë më jep dinjitet, integritet për të vazhduar në misionin e ri atë të fuqizimit të ushtrisë së Kosovës, që të jetë ushtri e paqes e stabilitetit e misioneve në vende te ndryshme të botës. Shpresoj që shumë shpejtë ushtari i Kosovës dhe ai i Serbisë të shërbejnë bashkë në misione paqeruajtëse ndërkombëtare”.

Rreth bashkimit të Mitrovicës ai tha se është për bashkimin e të gjitha urave, raporton EO.

“E kemi një situatë ligjore të dalë nga dokumenti i presidenti Ahtisari, por kemi edhe realitetin e mos funksionit të qytetit në jug dhe në veri që nuk është treguar si ide e qëlluar, por që ka qenë kompromis për të lëvizur në atë kohë drejt pranimit të dokumentit të presidentit Ahtisari, prandaj unë jam për bashkimin e urave, të një qytetit që funksionon demokracia dhe jo ndarja në baza etnike. Funksionimi i Mitrovicës do të ishte si një qytet i vetëm”.

Ai tha se ende nuk i janë dërguar Ligjet për ushtrinë për nënshkrim, duke shtuar se sapo t’i marrë do t’i nënshkruaj.

“Pako e ligjeve ende nuk ka ardhur proceduralisht, por në momenti që do të vijnë, po atë ditë do t’i nënshkruaj”.

Thaçi shtoi se pavarësisht proceseve, Kosova asnjëherë nuk do të harrojë krimet që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve.

Në adresimin para mediave, gjatë vizitës së tij në Kazermën ”Adem Jashari”, komandanti suprem ka theksuar se deklaratat e njëjta të cilat i ka dhënë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Këshillin e Sigurimit, ia ka thënë atij edhe në takimet e mbyllura.

“Derisa Serbia nuk heziton të gënjejë botën, ne nuk duhet të hezitojmë që të themi të vërtetën që shteti i Serbisë ka vrarë 13 mijë e 500 civilë shqiptarë, janë dhunuar 20 mijë gra dhe askush  nuk është akuzuar dhe dënuar. Gjithashtu 40% e infrastrukturës së Kosovës ishte shkatërruar, janë kryer mbi 400 masakra janë kryer askush nuk eshët akuzuar dhe dënuar”.

“Duhet të theksojë së në Kosovë është kryer spastrim etik i 1 milionë shqiptarëve nga Kosova. Këto të dhëna i kam bë të qarta botërisht, drejtësi duhet të ketë për të gjithë e jo na baza etnike, sipas standardeve ndërkombëtare”.

“Unë atë që e them para kamerave e them edhe në takimet me dyer të mbyllura. Është një fakt Serbia ka kryer gjenocid, ne duhet të punojmë për revansh as për hakmarrje, por një gjë e tillë nuk do të harrohet, do të punojmë që të hetohen krimet, se krimi nuk vjetrohet kurrë”.

LEXONI EDHE:

Haradinaj i përgjigjet Thaçit për rritjen e pagave të pjesëtarëve të FSK-së

Thaçi drekon me ushtarët e FSK-së

Presidenti Hashim Thaçi ka drekuar me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai u ka shërbyer ushtarëve bashkë me stafin e kuzhinës ne Kazermën “Adem Jashari”.

Pas drekës pritet deklaratë për medie, raporton Ekonomia Online.

 

Të ngjashme