Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e pranon se ka nevojë urgjente në të gjitha nivelet i kualitetit të arsimit në Kosovë.
Këto deklarata të presidentit vijnë menjëherë pas prezantimit të vlerësimit të testit ndërkombëtar PISA ku Kosova rangohet pothuajse e fundit sa i përket cilësisë në edukimi fillor dhe të mesëm.
“Rezultatet e PISA-s dhe mangësitë e identifikuara në sistemin tonë arsimor duhet t’i marrim me seriozitetin më të madh.
Është e vërtetë që arsimi në Kosovë ka pësuar diskriminim dhe shkatërrim shumë gjatë. Pas luftës, urgjente ishte të ndërtojmë shkolla dhe ta përmirësojmë infrastrukturën e përgjithshme edukativo-arsimore”, thotë ai.
Por, tash siç shprehet ai, urgjencë është përmirësimi në të gjitha nivelet i kualitetit të arsimit në Kosovë.
“Fëmijët tanë duhet t’i përgatisim, t’i bëjmë më të shkathtë dhe më konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre nga tërë bota”, tha ai.