Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Fondacionit “Konrad-Adenauer” për Kosovë dhe Maqedoni, Johannes Rey.
Kreu i shtetit e falënderoi Rey për angazhimin e tij në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht përmes programeve të edukimit qytetar, duke përfshirë edhe bursat për studime dhe aktivitetet kulturore.
“Kosova ka shënuar progres në vitet e fundit. Konsolidimi i mëtutjeshëm i institucioneve shtetërore e politike është qenësor për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.
Nga ana tjetër, shefi i Zyrës së Fondacionit “Konrad-Adenauer” për Kosovë dhe Maqedoni, Johannes Rey, është shprehur se ky fondacion i jep mbështetje bashkëpunimit me partitë politike në rajon dhe zhvillimit të kapaciteteve të tyre.
Presidenti Thaçi theksoi se edukimi politik i brezave të rinj të politikanëve është i rëndësishëm për Kosovën.