Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar me ministrin e Turizmit Blendi Klosi, kryebashkiakët Pjerin Ndreu e Dritan Leli dhe ambasadorin Qemal Minxhozim, ku kanë biseduar për turizmin në Kosovë e Shqipëri. Sipas Thaçit, Kosova dhe Shqipëria kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit. “Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë […]
Thaçi: Kosova dhe Shqipëria kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar me ministrin e Turizmit Blendi Klosi, kryebashkiakët Pjerin Ndreu e Dritan Leli dhe ambasadorin Qemal Minxhozim, ku kanë biseduar për turizmin në Kosovë e Shqipëri.
Sipas Thaçit, Kosova dhe Shqipëria kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit.
“Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huajë”.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3918631538207176











