Thaçi: Kosova ka legjislacionin më të avancuar gjuhësor në rajon

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 19:57 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve të Gjuhëve.

Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova e konsideron shumëllojshmërinë e saj kombëtare etnike dhe fetare si një burim force dhe pasurie për zhvilimin e mëtejshëm të shoqërisë demokratike, raporton Ekonomia Online.

“Është hera e parë që Republika e Kosovës është nikoqire e konferencës vjetore e Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionarëve për Gjuhët. Kam nderin që sot të ju përshëndes si president i vendit dhe të ju uroj për kontributin që keni dhënë në vendet tuaja në fushën e mbrojtës dhe promovimit të të drejtave gjuhësore. Në mandatin tim si kryeministër i kam dhënë rëndësi të veçantë sigurimit dhe zbatueshmërisë së të drejtave gjuhësore duke iniciuar themelimin e zyrës së komisionerit për gjuhët”, ka thënë Thaçi.

“Të drejtat gjuhësore janë të rëndësishme për një shoqëri demokratike ato janë element përbërës i ruajtjes së identitetit kulturor si dhe parandalimit të margjinalizimit dhe diskriminimit. Arsimi në gjuhët e komuniteteve jo shumicë përdorimi i tyre në media, administratë publike dhe gjyqësor është jetik për një vend dhe shoqëri demokratike. Andaj Kosova ka krijuar kushtet e duhura për të ju mundësuar të gjithë qytetarëve që lirshëm të kultivojnë, shprehin dhe zhvillojnë identitet e tyre gjuhësore duke ju garantuar këto të drejta përmes kushtetutës dhe ligjit për përdorimin e gjuhëve”, ka shtuar ai.

Ai tha se Kosova ka legjislacion të avancuar krahasuar edhe me fqinjët.

“Si një shtet i ri Kosova ka legjislacion më të avancuar gjuhësor në rajon, andaj uroj që Kosova të vazhdon të mbetet model edhe për shtetet e tjera fqinje. Pa asnjë dyshim shteti ynë është shembull i mirë i  paqes dhe pajtimit, shembull i dialogut dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndëretnike”, u shpreh Thaçi.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj tha se Muzeu promovon gjuhët dhe bashkpunimin me të gjithë.

“Unë gëzohem shumë që muzeu i Kosovës sonte është nikoqir i një programi që promovon diversitetin kulturor e gjuhësor. Muzeu i Kosovës jo vetëm që e promovon 3 gjuhësin por edhe një pjesë të madhe të mysafirëve tanë i shërbejmë në gjuhët e tyre. Sigurisht që kjo kërkon një kapacitet të caktuar e ka edhe një kosto të vetën, por në fund ja vlen shumë. Ne mundemi me u mburr me diversitetet e ndryshme dhe një nga atributet e rralla të Kosovës është edhe respekti për gjuhët dhe njohja e gjuhëve të njëri tjetrit”, tha ai.

Komisioneri për gjuhët, Slavisha Mladenoviq tha se Zyra për gjuhët ka avancuar.

“Me ligjin për përdorimin e gjuhëve dikur kryeministri Thaçi avancoj këtë ligj duke hapur zyrën për gjuhët. Mendoj që mund të lavdërohemi që është bërë avancim i mirë lidhur me këtë drejtim e që na kanë ndihmuar miq nga Holanda, Belgjika, Spanja që janë anëtarë të komisionit për gjuhët”, tha ai.

Të ngjashme