Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë për shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”, ka thënë se Katedralja, është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai ka uruar që Katedralja të jetë fanar drite dhe burim dashurie për njëri-tjetrin.
“Kjo ditë e bekuar sot dhe ky shugurim është dëshmi për dashurinë e Nënës Terezë. Uroj që kjo shtëpi të jetë fanar i dritës dhe burim i dashurisë për të gjithë. Kjo katedrale është shtëpia e zotit dhe qytetarët e Kosovës. Tradita jonë popullore kurrë nuk ka bërë ndarje në mes të kishës xhamisë manastirit e teqës. Me shekuj të tërë mysliman e krishterë kanë shkuar në kishë e gjami për te gjetur prehje për hallet e tyre”.
“Kjo kishë do të mbetet simbol për tu treguar gjeneratave të tëra se kush ishte Shën Tereza. Rrëfimi i saj është një histori dhe shembull për të ardhmen tonë. Inspirimi saj ishte që të përballoj të gjitha vështirësitë dhe të fokusohet tek hallet e njerëzimit”.
Thaçi citoi edhe fjalët e Nënës Terezë, “nëse gjykojmë njerëzit nuk kemi kohë t`i duam ata”. Sipas tij, Nënë Tereza, në zemrën e saj gjeti dashuri për gjithë botën.
Presidenti Thaçi nga Katedralja i përcjelli një mesazh edhe Papa Françeskut, raporton EO.
“I nderuari kardinal Simon i qoni porosi Papës se populli jonë ka kundërshtuar gjithmonë gënjeshtrën, por ky popull kurrë se ka shikuar kishën e xhaminë, por ka gjetur inspirim tek populli”.
I pari i shtetit tha se populli shqiptarë duhet të ndihet krenarë që i dha botë dy figura si Gjergj Kastrioti- Skënderbeu dhe Nëna Terezë.
“Jemi krenarë që nga populli ynë dolën dy figura të mëdha, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Nënë Tereza. Nuk ka bez apo pëlhurë që mbulon madhështinë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Atletit të Krishterimit”.