Presidenti i vendit Hashim Thaci e ka qujtur kryeministrin Albin Kurti frikacak dhe djallëzorë dhe se po përqan politikën dhe institucionet në kosovë më mos-heqjen e taksës.
Ai më tutuje është shprehur se Kurti po e saboton shtetin e Kosovës dhe po angazhohet për shkatërrimin e aleancës historike me ShBA-të.
“I frustruar, vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet.
Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën dhe institucionet e Kosovës.
Përqesh dhe saboton shtetin.
Nuk ka guxim as ta heq taksën, as të vërë reciprocitetin.
I padinjitet.
Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike.
Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi.
Qesharake për Kosovën.
Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në.
Rikujtoj:
Këtë qëndrim KUNDËR, Kurti e ka mbjellë në kohën e Konferencës së Rambujesë.
Ishte kundër administratës Klinton.
Edhe në Vjenë, kundër administratës Bush.
Edhe me demarkacionin me Malin e Zi kundër administratës Obama-Biden.
Edhe tash kur ofrohet një mundësi nga administrata e Presidentit Trump për njohje reciproke, Kurti përsëri kundër.
E vetmja konstante e Kurtit është të qenit në anën e kundërt të Amerikës.
Në anën e kundërt të historisë.
Populli i Kosovës ka besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aleanca me SHBA-në është e shenjtë.
Ne të gjithë e kemi për detyrë ta mbrojmë”