Thaçi: Lajmi për viktimat nga Kosova të sulmit terrorist është shokues

Prishtinë | 23 Kor 2016 | 11:32 | Nga

I pari i vendit, Presidenti Hashim Thaçi ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Munih të Gjermanisë.
Thaçi nëpërmjet Facebook’ut ka shkruar se lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munich është shokues dhe ka prekur tërë vendin.

Lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munich është shokues dhe ka prekur tërë vendin. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, por sot me lutje jemi me familjet që i presin në shtëpi më të dashurit e tyre viktima të sulmit.

Gjersa pres lajme të reja zyrtare, Kosova i ofron çdo ndihmë Gjermanisë për të përballuar këtë makth.

Sikur që sot bashkohemi me këtë dhimbje, ashtu bashkohemi në dënimin dhe luftimin e çdo forme të terrorizmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme