Thaçi: Macron i përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka konfirmuar se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe tërë rajonin në rrugën e integrimit në BE dhe NATO.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se trashëgimia politike e presidentit Chirac për sigurimin e paqes në Evropë u vlerësua lart nga të gjithë dhe do të jetë gjithmonë frymëzuese.

Ai ka shkruar se Kosova është krenare që është pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor.

Postimi i plotë

Bashkë me liderë botërorë mora pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për nder të ish-presidentit Jaqcues Chirac. Trashëgimia politike e presidentit Chirac për sigurimin e paqes në Evropë u vlerësua lart nga të gjithë dhe do të jetë gjithmonë frymëzuese. Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Presidenti Macron ma konfirmoi se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe tërë rajonin në rrugën e integrimit në BE dhe NATO. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme