Thaçi: Mandatarin e propozon ai që e ka shumicën e votave

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pasi ka marrë mendimin e shumicës së partive politike që të mos shkohet në zgjedhje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se mandatarin do ta propozoj cilido që e ka shumicën e votave për formimin e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.

Hashim Thaçi tha sedo të ja japë mandatin partisë ose koalicioni që dëshmon që ka shumicë të votave.

“Si rrjedhojë e diskutimeve dhe të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend përveç VV-ë jemi për qeveri të re.  Si rrjedhojë e vullnetit tuaj të shprehur duke respektuar në tersi dhe përpikri kushtetutën e Kosovës ligjet, unë do t’i jap mandatarin cilit do parti dhe koalicion që dëshmon se ka shumicën . Nuk është në diskrecionin tim të caktojë mandatarin, propozimi duhet të rrjedh nga partia ose koalicioni që ka gjasa për të formuar qeverinë dhe votat në kuvend për të ruajtur stabilitetin në kuvend”, tha ai.

Presidenti i pyet partitë se si të veprohet për krijimin e Qeverisë së re

https://vimeo.com/410656257

Presidenti Hashim Thaçi ka mbledhur përfaqësuesit e partive politike në Kosovë. Ai ka kërkuar nga partitë politike që të deklarohen a janë për zgjedhje apo kjo legjislaturë e Parlamentit e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019 të krijojë një Qeveri të re.

“Është e drejtë dhe detyrë e presidentit të bëj përpjekje të qeverie pasi aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i rekomandon presidentit të shmangë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Është detyrë e imja të garantojë rend kushtetues. Të ndodhur në këtë situatë pas mocionit të mosbesimit të 25 marsit, nga 82 deputetë sot ju përfaqësues të të gjitha partive që merrni pjesë në këtë takim ju ftoj të konfirmoni a është në vullnetin  e partive që udhëhiqni që të formojmë qeveri të re apo të shkojmë në gjendje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Presidenti tha se është në vullnetin e partive politike shpërndarja e Kuvendit.

Nga diskutimet e deritanishme, Vetëvendosje është e vetmja parti që është favor të zgjedhjeve të reja. Ndërsa LDK, PDK, Lista Serbe, AAK, Nisma dhe AKR janë për krijimin e një qeverie e re “duke respektuar procedurat kushtetuese”.

Të ngjashme