Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur marrëveshjen e Abrahamit në mes nga Emirateve të Bashkuara Arabe dhe nga Bahreini, e cila u arrit gjatë ditës së djeshme në SHBA.
“Nënshkrimi i marrëveshjes së Abrahamit nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Bahreini në Shtëpinë e Bardhë i ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është lajm i rëndësishëm ëpr paqen në Lindjen e Mesme”.
“Mirënjohës për guximin dhe udhëheqjen e treguar nga Presidenti Trump për sigurimin e paqes në botë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twitter.