Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka pranuar për të themeluar Gjykatën Speciale që të ruaj raportet me ShBA-në dhe NATO-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar.
Presidenti tha se ka vendosur që ta udhëheq një proces të pa drejtë ndaj kundër Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale erdhi më shumë si nevojë politike ndërkombëtare e akterëve ndërkombëtarë se sa për drejtësi të mirëfilltë. Pranimi ynë ndodhi në rrethana imponuese diplomatike ndërkombëtare me arsyetimin e duhet të kënaqim akterët e tjerë, Beogradin dhe Rusinë që kjo çështje të mos dërgohej në Këshillin e Përgjithshëm të OKB-së”.
Thaçi po ndihet i mashtruar nga bashkësia ndërkombëtare. Ngase siç thotë ai bashkësia ndërkombëtare premtoi se pas themelimit të Speciales do të ketë integrim të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar, do të liberalizohen vizat, do të formohet ushtria.
“Nga bashkësia ndërkombëtare na u premtuar se do të anëtarësoheshim në Këshillin e Evropës, do të ketë liberalizimin e vizave, do të formohet ushtria, mbështetje për anëtarësim në UNESCO, themelimin e ushtrisë dhe njohje të reja të shtetësisë, por Kosova e mbajti fjalën, e votoi Gjykatën Speciale ndërsa bashkësia ndërkombëtare jo, përkundrazi, Kosovës iu vështirësua rruga për integrim. Kosova u tregua më lojalja, por u ndëshkua më së shumti”, u shpreh Thaçi.
Sipas tij, ekzistojnë desinformata të qëllimshme për atë se çka është dhe do të sjellë Gjykata Speciale. Sipas tij, në rrethana të tilla Gjykata Speciale do ta ketë vështirë të sjell drejtësi për viktimat.
“Pritjet për Gjykatën Speciale mund të zbehin sistemin në drejtësinë kosovare dhe atë ndërkombëtare. Në këtë fushatë duhej të përfshihej jo vetëm përfaqësuesi i Gjykatës por edhe institucionet e Kosovës, bota demokratike, por edhe vetë qytetarët”.
Ai tha se Gjykata Special do të jetë një pikë drejtësi në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë. Thaçi tha se me Kosovën bashkëpunimi është minimal simbolik procedural.
“Gjykata Speciale do të merret vetëm me krimet e supozuara, dhe kjo rezulton e padrejtë dhe shqiptarët nuk kanë besim në këtë gjykatë, ndërsa serbët i besojmë sepse janë të informuar saktë se asnjë serb nuk do të jetë i akuzuar. Kjo është një gjykatë etnike. Mbi 50 për qind të qytetarëve janë të gatshëm të dalin në protesta, sepse kjo gjykatë nuk do të merret me 12 mijë shqiptarët e vrarë, të zhdukurve dhe të dhunuarve. Kjo gjykatë nuk do të merret me asnjë krim të serbëve që kanë kryer në Kosovë. Gjykata Speciale do të jetë një pik drejtësi në oqeanin me padrejtësi që ka ndodhur në Kosovë”.
I pari i shtetit foli edhe për raportin e publikuar nga Dick Marti, ku përmendet edhe emri i tij.
“Sipas opinionit të përgjithshëm publik, publikimi i raportit të Dick Martit nuk ka qenë aksidental por i motivuar politikisht. Ky raport është botuar vetëm një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2010. Votimi shpejt e shpejt në Këshillin e Evropës nuk ka qenë i rastësishëm”, është shprehur ai.
Presidenti ka thënë lufta e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës ka qenë e drejtë dhe legjitime. Ai ka thënë se synimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë që të punojmë të gjithë bashkërisht, shqiptarë, serbë, të gjitha institucionet, shoqëria civile, media etj.
Këto deklarata Thaçi, i bëri në panelin e organizuar nga OJQ-të: Integra, CPT, PAX, me temën: “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë.
Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në që siç thuhet, i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty, raporton EO.
Qeveria ka ndarë mbi 1.5 milionë euro, për t’u ofruar ndihmë juridike dhe financiare personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale.