Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për vdekjen e dy qytetarëve si pasojë e COVID-19.
Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tyre.
“Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar. Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja. Ruani veten dhe familjet tuaja. Kështu e ndihmoni edhe personelin shëndetësor”, ka shkruar Thaçi.