Ekonomia Online
FUNDIT

Thaçi: Mirëpres ftesën e SHBA’së për vazhdim të dialogut nën drejtimin e Trump dhe Grenell

Thaçi: Mirëpres ftesën e SHBA’së për vazhdim të dialogut nën drejtimin e Trump dhe Grenell

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mirëpret ftesën e SHBA’së për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti ka injoruar BE’në në statusin e tij në Twitter duke thënë se dialogu do të bëhet nën lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump dhe të Dërguarit Special të SHBA’së, Richard Grenell. “Udhëheqja dhe mbështetja […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mirëpret ftesën e SHBA’së për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti ka injoruar BE’në në statusin e tij në Twitter duke thënë se dialogu do të bëhet nën lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump dhe të Dërguarit Special të SHBA’së, Richard Grenell.

“Udhëheqja dhe mbështetja e SHBA’së ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.”, ka thënë ai.

“Andaj, mirëpres ftesën për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën lidershipin e presidentit Donald Trump dhe të Dërguarit Special, Richard Grenell”, përfundon ai.

U.S. leadership & support has always been decisive for the prosperous future of Kosova. Therefore, I welcome the invitation to resume the dialogue on normalization of relations under the leadership of President @realDonaldTrump’s SE @RichardGrenell.

— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) June 15, 2020

Të ngjashme