Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur deklaratën e vendeve të Quintit ku bëhet thirrje që liderët institucional të përqendrohen në luftimin e pandemisë së coronavirusit.
Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se mirëqenia e qytetarëve është prioriteti kryesore për të gjithë ne.
“Mirëpres deklaratën e vendeve të Quintit që ndajnë kërkesat e mia për të gjithë në Kosovë për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet, funksionin demokratik të institucioneve dhe përqendrimin në luftimin e VOIVD-19, në vend që ta përdorin atë për betejat politike. Mirëqenia e qytetarëve është prioriteti kryesore për të gjithë ne”, ka shkruar Thaçi.