Presidenti, Hashim Thaçi, në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka kujtuar bashkëluftëtarin, komandantin legjendar Adem Jashari.
Ai përmes një postimi në Facebook ka nderuar edhe të gjithë dëshmorët e kombit në këtë ditë.
“11 vjet pavarësi! Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit tim të orëve të para të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime. Nderime gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar ai.