Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe para arkivoleve të kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, në hollin e Kuvendit.
Para tij, homazhe kanë bërë edhe kreu i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Homazhet për dëshmorët kanë filluar në ora 10 deri në ora 12.
Pas homazheve në Teatrit Kombëtar mbahet akademia përkujtimore për dy dëshmorët.
Ndërsa në orën 14 ata do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.
Qeveria e Kosovës kohë më parë kishte marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit në vendlindje.