Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka nderuar me medalje presidenciale për siguri, drejtorin e parë të Policisë, Steve Benett, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.
Sipas Thaçit, Benett ka vendosur themelin e sigurisë së Kosovës.
“Duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshme të Steve Benett për sigurinë e Policisë së Kosovës ndaj medaljen presidenciale për siguri për kontributin e dhënë në Policinë e Kosovës, për vendosjen e themelit të sigurisë së Kosovës. Steve është arkitekti i sigurisë së Kosovës”, tha ai.
Steve Benett, theksoi se kjo medalje i kushtohet të gjithë pjesëtareve policor pasi siç tha ai është meritë e tyre.
“Desha të ju falënderoj për këtë medalje. Ju jeni ata që jeni meritor për këtë, unë vetëm isha një bashkëpunues i juaj e pranoj ketë në emrin tuaj”, tha ai.