Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për medie për medie para nisjes për në Bratisllavë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”, ka mohuar takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, raporton Ekonomia Online.
Edhe pse e pranon se nuk do te ketë të lehtë komunikimin e homologun serb, ai thotë se takim dypalësh nuk është planifikuar.
“Në këtë forum asnjëherë nuk ka qenë e planifikuar të bëhet takim i veçantë i të dy presidentëve. Është planifikuar në agjendën e forumit një mundësi e debatit prej panelistëve. Çdo vullnet i mirë për të vazhduar dialogu i pakushtëzuar nga ana ime do mbështetet gjithmonë”.
Ai thotë se në këtë samit do të diskutohet për arritjen e një marrëveshej përfundimtare Kosovë-Serbi, edhe pse thotë se ka dallime të mëdh, shoreht i bindur se marrëveshja ndërmjet të dy vendeve do të kuptonte paqe dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor.
“Është mundësia e parë që në nivel të tillë të përfaqësohet Kosova në këtë formuar ku do të diskutohet për aktualitetin që e ka Kosova, të arriturat e shtetit tonë në prag të njëzet vjetorit të lirisë dhe hapjes së hapit për integrim në NATO dhe BE. Do të diskutohet për mundësinë e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, do të jetë debat jo i lehtë edhe me presidentin e Serbisë Vuçiq”.
“Ju i dini dallimet e mëdha që i kemi. Do të ritheksojmë se dialogu duhet të vazhdohet i pa kushtëzuar me synim që të përmbyllet ky proces historik, jo i lehtë, shumë i rëndë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare Kosovë Serbi, marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do përmbylleshin të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë, që do përfundonte me njohjen e shteteve tona gjithashtu perspektivë e sigurt në NATO dhe BE. Marrëveshja aktuale Kosovë Serbi do të kuptonte paqe dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor”.
Kreu i shtetit edhe një herë ka përsëritur se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe do të mbete në fuqi dhe ky proces nuk duhet të kushtëzohet me heqjen e vizave, ngase Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar.
“Tarifa është një vendim i drejtë legjitim duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi. Nuk duhet ta shohë dikush si kriter kushtëzimi”.
“Do ritheksoj qartë edhe një herë domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave. Nuk kanë nevojë të kenë hezitime të mëtejme sepse Kosova ka realizuar të gjitha kriteret për të fituar liberalizimin e vizave”.
“Në Prishtinë do vlerësoj se do ishte jetike përmirësimi i padrejtësive historike ku përfshin Presheva Bujanoci e Medvegja pa u cenuar asnjë pjesë e Kosovës”.
Kur foli për mbishkrimet në monedha si fushatë e Serbisë kundër Kosovës me mbishkrime “Kosova është Serbi”, ai tha se nuk duhet humbur kohë me këto gjëra, raporton EO.
“Kosova sa më pak që merret me këta njerëz më mirë është. Mos të humbim fuqi duke u marrë me slogane poshtëruese dhe të ulëta”.