Thaçi: Në mesin e të arrestuarve në veri edhe një rus, u kamuflua si diplomat dhe pengoi Policinë

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 11:17 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi tha se aksionin në veri të vendit nuk është kundër serbëve në Kosovë, por kundër grupeve kriminale, raporton Ekonomia Online.

Thaçi tha se është informuar nga krerët e institucioneve të sigurisë për angazhimin e tyre në luftë kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Ai ka konfirmuar se janë arrestuar edhe zyrtarë policor edhe qytetarë. Në mesin e të arrestuarve ka sqaruar presidenti se është edhe një rus që është prezantuar si diplomat e që ka penguar Policinë gjatë aksionit.

“Unë jam informuar prej përgjegjësve të Policisë, AKI-së, kryeprokurorit dhe institucioneve të tjera të rendit për angazhimin e tyre në luftë kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, në këtë ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

“Për të luftuar të keqen fenomenet negative, janë arrestuar edhe zyrtarë edhe qytetarë në komuna të ndryshme”.

“Në mesin e të arrestuarve është edhe një rus që është kamufluar si diplomat për të penguar Policinë në aksionin e tyre”.

Këto komente ai i bëri pasi në zyrën e tij kishte mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.

Në zyrën e tij janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, Drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë.

Gjatë ditës së sotme në aksionin i cili po vazhdon në veri të Kosovë janë arrestuar dhjetëra serbë të strukturave të larta të sigurisë, derisa gjatë aksionit janë plagosur katër policë.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/493441507862073/

Të ngjashme