Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon të mospërfillet nga lidershipi maqedonas. Edhe në kohën kur ishte kryeministër, atij asnjëherë nuk iu shtrua tepihu i kuq nga ish –homologu i tij Nikolla Gruevski, njofton agjencia e lajmeve INA.
Edhe pse afër, vizitat e tij zyrtare munguan edhe gjatë kohës sa ishte ministër i jashtëm i vendit. Ndërkaq, sot si president ai do ta vizitojë Universitetin e Tetovës, ku do të nderohet me titulli: Doktor Honoris Causa.
Ceremonia me rastin e laureimit të Presidentit te Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillohet nesër në Amfiteatrin e Rektoratit të UT-së. Tetovës.
Pritja solemne e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në hapësirën para Rektoratit të UT-së, do të bëhet në ora 16.30.
Akoma nuk është njoftuar për ndonjë takim zyrtarë me kreun shtetëror maqedonas.