Thaçi: Nëse sivjet s’ka marrëveshje me Serbinë, hyjmë në zonë të rrezikshme

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 10:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nëse këtë vit nuk ka marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, dy vendet do të hynë në zonë të rrezikshme ku do të prishet edhe stabiliteti ne rajon, raporton Ekonomia Online.

Ai këto komente i bëri teksa po merr pjesë në konferencën – Zëri i Popullit rreth “Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) .

Thaçi tha se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellte paqe. Ai tha se në muajt e fundit ka përkeqësim të raporteve.

“Në muajt e fundit ka përkeqësim të raporteve mes dy vende. Nuk kam asnjë dyshim se nëse kët vit nuk arrihet marrëveshje do të hymë në një zonë të rrezikshme për dy vendet që do ta prish stabilitetin në rajon. Njohja mes dy shteteve është qelësi që hap dyert dhe normalizon marrëdhëniet. Nga letrat e ardhura nga Amerika kemi marr garanci qe kjo marrëveshje historike mes dy vendeve nënkupton njohje mes dy shteteve”, ka thënë Thaçi.

“…Për më tepër se një vit jemi duke diskutuar për procesin më të rëndësishëm që kemi si shtet. Të gjithë e dimë mirë se dialogu me Serbinë për normalizim është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm. Ne duam që njëherë e përgjithmonë ta qartësojmë marrëdhënien mes dy shteteve. U bënë 20 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur marrëveshje të mirëfilltë që do të bënte paqe. Mbi një shekull kemi pasur armiqësi por tani ka ardhur koha ta lëmë prapa armiqësinë për të bërë marrëveshje gjithëpërfshirëse. Këtë konkludim e bazoj në 3 argumente, opsioni i mbajtjes së status kuos është i gabuar dhe i paqëndrueshëm, ky status është kthim mbrapa”, tha ai.

Ai ka thënë se në bisedimet në Bruksel, Kosovën e pret një fazë e dialogut jo e lehtë.

Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se këto fjalë nga SHBA. Kur bëhet fjalë për njohje formale, po ju them se do të isha njeriu më i lumtur në botë nëse do të bëhej pa bisedime të reja. Na presin bisedime jo të lehta ne Bruksel. E kam lexuar me kujdes raportin e përgatitur nga Ridea, përshtypja ime është që opinioni i qytetarëve korrespondon mirë me vlerësimet tona politike. Ky është një inkurajim.

Thaçi ka thënë se do të ishte e arritur e Kosovës nëse Lugina do të bashkohej derisa ka kundërshtuar mbajtjen e një konference ndërkombëtare.

“Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe nuk duhet të lejohet një gjë e tillë. Unë botërisht e kam përkrahur dhe e kam sensibilizuar opinionin për respektimin e plotë të Luginës për t’iu bashkangjitur Kosovës. Në takimin e fundit që e kam pas me partner të koalicionit kam kërkuar që Kuvendi ta nxjerr një Rezolutë që qytetarët e Luginës t’i bashkohen Kosovës. Kjo do të ishte një e arritur e jona”, tha Thaçi, raporton EO.

Derisa ka kundërshtuar mbajtjen e një konference ndërkombëtare, Thaçi tha se asnjëherë deri më tani Kosova nuk ka pasur vëmendje më të madhe nga Amerika.

“Duhet të jemi të kujdesshëm me aleancat lokale sepse shqiptarët nuk kanë përfituar ndonjëherë nga këto aleanca. Nuk duhet lejuar as organizimi i një konferencë ndërkombëtare. Duhet të kemi kujdes në këshillat që vijnë nga SHBA-ja. Nuk kemi pasur asnjëherë vëmendje më të madhe nga Amerika se tash. Kemi dy letra nga presidenti Trump për dy muaj”, tha ai.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/62-e-qytetareve-mbeshtesin-vazhdimin-e-dialogut-30-jane-per-shkembim-territoresh-per-njohje/

Të ngjashme