Nesër do të bëhet dorëzimi i flamurit të Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi për Ekipin Olimpik të Kosovës, i cili do të prezantohet në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, transmeton Ekonomia Online.
Ekipi Olimpik i Kosovës përbëhet nga 40 sportistë të 12 sporteve të ndryshme, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë.
Më poshtë e gjeni agjendën e nesërme, por edhe të udhëtimit të ekipit të Kosovës për në Tarragona:
E mërkurë
Ora 11:00 – Presidenti Hashim Thaçi organizon pritje për ekipin Olimpik të Kosovës dhe ua dorëzon flamurin
Ora 12:30 – Ekipi Olimpik i Kosovës merr pjesë në hapjen e spitalit të parë për Mjekësi Sportive. Ceremonia mbahet në QKUK në Prishtinë.
Ora 13:30 – Në Hotel Sirius në Prishtinë, mbahet konferenca për shtyp, me ç’rast bëhet prezantimi i ekipit Olimpik të Kosovës,si dhe organizohet ligjëratë për anti doping.
Udhëtimet e ekipit Olimpik të Kosovës
E mërkurë
Ora 8:00 – bëhet nisja e ekipit të shigjetarisë. Nisja bëhet nga aeroporti i Prishtinës për në Stamboll dhe nga Stambolli për në Barcelonë.
E enjte
Ora 8:00 – Bëhet nisja e drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës me në krye presidentin Besim Hasani, si dhe ekipin e karatesë, notit dhe shenjëtarisë.
Listën e sportistëve mund ta gjeni në këtë link: http://www.noc-kosovo.org/?page=1,113,831
Orarin e garave mund ta gjeni në këtë link: http://www.noc-kosovo.org/repository/docs/Calendari_CAT_2018V5_(1).pdf