Thaçi nga kazerma “Adem Jashari”: Bazamenti i ushtrisë janë heronjtë dhe sakrifica e të gjithë qytetarëve

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 17:15 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u është drejtuar  ushtarëve të FSK-së, raporton Ekonomia Online.

Thaçi i cili është edhe komandant suprem i FSK-së tha se për të ardhur deri tek dita që Kosova të ketë ushtri është dashur unitet politik e qytetarë i brendshëm, dhe partneritet me ShBA-të.

“Sot kur Kosova feston 12 vjetorin pavarësisë është nder dhe privilegj të jem para jush dhe në mesin tuaj, në këtë ditë të madhe historike dhe të bekuar. Për të ardhur deri tek kjo ditë që Kosova të ketë ushtrinë e vet u dashtë shumë mund vullnet e unitet i brendshëm politik e qytetarë, partneritet ndërkombëtarë e para së gjithash me ShBA-në.

“Ushtria e Kosovës u rrit së bashku me vitet e lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të saj. Ushtarë të nderuar bazamenti i ushtrisë janë heronjtë tanë invalidët, veteranëve sakrifica e të gjithë qytetarëve. Ushtria e Kosovës është shembulli më i mirë i bashkëpunimit me shtetet që e ndihmuan Kosovën, në krye me Shba-të, vendet e BE-së dhe NATO-n”

Thaçi duke lavdëruar punën e FSK-së tha se profesionalizmi i tyre u dëshmua edhe me rastin e tërmetit në Shqipëri, dhe se synimi i FSK-së tani është që të bëhet pjesë e NATO-s.

“Ju me punën tuaj jeni bërë institucioni më prestigjioz në garant ndërkombëtare, qytetarët krenohen me ju, me gatishmërinë për të shërbyer kudo. Profesionalizimi juaj u dëshmua me tërmetin në Shqipëri. Ju jeni ushtria e re por ushtri moderne. FSK është pasqyra më e mirë e shoqërisë tonë të lirë dhe demokratike. Tashmë në etapën e dytë ushtria e Kosovës synon objektiva të reja. Ju po rriteni në një ushtri kredibile në sytë e botës. Kosova di të jetë prodhues i paqes shembull i bashkëpunimit me NATO-n, Kosova në të ardhmen do të jetë pjesë e NATO-s”, tha ai.

Thaçi duke kujtuar kohën që ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se për të bartja e kësaj uniforme ka qenë nderi më i madh i jetës, dhe u shpreh se si komandant suprem do të jetë pranë ushtarëve të FSK-së.

“Ta bartësh uniformen e UÇK-së ka qenë nderi më i madh i jetës sime, sot keni një detyrë fisnike, unë çdo ditë jam krenarë me ju. Jeni nderi dhe krenaria jonë e përbashkët. Si komandant suprem jam me ju përherë, urime dita e pavarësisë dhe lavdi dëshmorëve të kombit”, tha ai.

Të ngjashme