Tragjedia në Zhur të Prizrenit, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Sope, ka prekur të gjithë.
Presidenti Hashim Thaci, ka shkruar një status ngushëllimi për familjen Sope.
Ky është statusi i tij i plotë:
Humbja e jetës së tre anëtarëve të familjes Sope në aksidentin tragjik është pikëlluese për gjithë qytetarët e Kosovës. Familjes Sope i shprehim ngushëllimet më të thella dhe bashkohemi me dhembjen e saj të madhe.