Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka udhëtuar për në Bruksel.
I pari i vendit do t’i prijë delegacionit kosovar në takimin e radhës në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Delegacioni i Republikës së Kosovës përbëhet nga të gjithë udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare që janë pjesë e koalicionit qeverisës – presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.