Thaçi: Normalizimi me Serbinë përmes njohjes reciproke, Kuvendi e jep fjalën e fundit

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 12:53 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media, tha se vendimi i Gjykatës së Drejtësisë në Hagë në favor të Kosovës konfirmon legjitimitetin e shtetit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Pasi që këto ditë shënuam edhe 8-vjetorin e vendimit të Gjykatës së drejtësisë në Hagë dhe jemi në proces të rëndësishëm të përmbylljes së procesit të dialogut që do të përmbyllet me njohjen mes dy vendeve, dëshiroj që të theksoj se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është ngjarja më e rëndësishme e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë”.

“Ky vendim konfirmoi përputhshmërinë e legjitimitetit të Kosovës. Me këtë është bërë legalizimi ndërkombëtarë i Kosovës. Ky vendim i cili u mbështet me një rezolute të asamblesë së OKB-së hapi rrugën për dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi.

Kreu i shteti tha se njohja reciproke mes dy vendeve do të jetë epilogu i dialogut Kosovë Serbi, raporton EO.

Sipas tij, Kuvendi e jep fjalën e fundit në këtë proces.

“…në fazën përmbyllëse të dialogut të Kosovës dhe Serbisë thekson se normalizimi do të bëhet përmes njohjes reciproke të dy vendeve. Unë e kam theksuar se takimi i fundit ka qenë më i shkurti dhe i vështiri në këto 6 vite. Kosova nuk ka kohë për eksperimente dhe torbulenca politike. Kuvendi duhet të ketë rolin vendimtar”.

I pyetur për deklarimet e Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh, ai tha se deklarata të tilla dëgjon nga persona të ndryshëm, shpesh.

“Për shkëmbim territoresh ka kohë që flasin njerëz nga sfera të ndryshme, unë i dëgjoj me vëmendje deklarimet e liderëve politikë dhe në rastin e Lutfi Hazirit, duhet ta dëgjoj me vëmendje se si është theksuar dhe ta ndërtoj opinionin tim. Duhet ta dëgjoj shqetësimin e të gjithë liderëve politikë”.

Për asociacionin e komunave serbe, ai tha se ai do të formohet në bazë të Kushtetutës së vendit.

“Ky asociacion do të themelohet sipas Kushtetutës së Kosovës. Pretendimet e ndryshme nuk mund t’i frenojmë, mirëpo nuk mund të përfshihen ato gjëra që nuk përfshihen në Kushtetutë”.

Thaçi foli edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviq, ku tha se zbardhja e kësaj vrasje do të shkaktojë kokëdhimbje në Beograd dhe Prishtinë.

Të ngjashme