Procesi i integrimit është i vështirë por ne jemi të vendosur të arrijmë qëllimin tonë. Të trajtohemi si popujt tjerë të BE-së, pasi që shtetet anëtare nuk kanë asnjë argument t’i mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës. Ky izolim në vend që të merr fund, po bëhet edhe me i vështirë.
Kështu tha Presidenti Hashim Thaçi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, ku po diskutohet për proceset integruese.
Thaçi ka thënë se qasja e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave është jo e drejtë.
“E konsideroj jo të drejtë këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave. Pengesa që po ndodhin në këtë proces janë politike. Inkurajoj institucionet e vendit dhe partitë e vendit që ta tejkalojnë këtë proces”, ka deklaruar Thaçi.
Presidenti tutje, ka thënë se këmbëngulja e Bashkimit Evropian nuk është fare e drejtë.
“Këmbëngulja e BE-së është plotësisht i padrejtë. Për më tepër Mali i Zi dhe Kosova janë vende fqinjë dhe nuk kane asnjë problem mes veti”, ka thënë Presidenti Thaçi.
Ndërkaq, ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova janë vende fqinjë dhe nuk kane asnjë problem mes veti
Ai tha se është e padrejtë që procesi i liberalizimit të vizave të kushtëzohet me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e ZI.