Thaçi pas fitores ndaj Norvegjisë: E ardhmja e futbollit kosovar e ndritshme

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 12:40 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ardhmja e futbollit të Kosovës do të jetë e ndritshme.

Ai këtë e ka thënë pas fitores të së premtes, të Përfaqësueses së Kosovës në U21, kundër Norvegjisë, të cilën shqiptarët e fituan 3:2, transmeton Klan Kosova.

“E ardhmja e futbollit kosovar do të jetë e ndritshme. Fitorja e përfaqësueses së Kosovës U21, sot, kundër Norvegjisë U21, është dëshmia më e mirë për këtë. Urime përfaqësueses dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook, pas mesnatës.

Të ngjashme