Presidenti Hashim Thaçi , pas takimit të thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për t’u koordinuar për dialogun Kosovë-Serbi, tha se ka marrë disa sugjerime nga ky i fundit dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Sipas tij, takimet e tilla janë të dobishme që së bashku të arrihet qëllimin final, njohja reciproke dhe ulësja në OKB, raporton Ekonomia Online.
Por kreu i shtetit tha se në këtë proces nuk duhet të vonohemi ngase bota nuk na pret vetëm neve.
“Vlerësoj iniciativën qe të takohemi si në rastin e sotëm, për një koordinim me të mirë të punëve tona sepse duke qenë të koordinuar arritëm marrëveshje të mëdha si njohja nga Serbia. Ky unitet i qëndrueshëm është thirrje qe të gjithë të bashkëngjitëm dhe të marrin përgjegjësi”.
“Kosova është e bekuar që në këtë proces do të jetë e angazhuar me tërë ekspertizën. Procesi është i udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Kryeministri e kryeparlamentari kanë dhënë disa sugjerime dhe të gjitha sugjerimet janë dobishme. Bota nuk na pret vetëm neve”, tha ai.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/265674897437719/