Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është solidarizuar me Kroacinë – pas tërmetit të fuqishëm që goditi Zagrebin mëngjesin e sotëm prej ku mbeti i vdekur edhe një 15 vjeçar.
Thaçi mbështeti Kroacinë, duke thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme të ofrojnë ndihmë emergjente.
“Mendimet tona jan me njerëzit e Krocaisë që u përballën me tërmetin e fuqishëm mëngjesin e sotmë. Kosova qëndron me miqtë tanë kroatë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme të ofrojnë ndihmë emergjente. Qëndroni të fortë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.